Kryetari i qytetit italian të “zhdukur” nga tërmeti: Dëgjojmë zëra të njerëzve nën rrethoja

Evropë

Kryetari i qytetit italian të “zhdukur” nga tërmeti: Dëgjojmë zëra të njerëzve nën rrethoja

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 15:24
Tërmeti në Itali

Qyteti italian i Amatrice në Lazion veriore pothuajse u shkatërrua krejtësisht nga një tërmet 6.2 shkallë, tërmet i cili goditi Italinë qendrore.

Kryetari i qytetit, Sergio Perozzi, ka treguar se si janë duke tentuar të shpëtojnë njerëzit nën rrethoja.

“Rrugët kryesore në dhe jashtë qytetit janë bllokuar. Gjysma e qytetit u shkatërrua”, ka thënë ai për televizionin Rai.

“Dëgjojmë zëra të njerëzve nën rrënoja”, ka shtuar ndër tjerash ai.

E gjithë qendra e qytetit të vogël është “zhdukur” pas tërmetit shkatërrues. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat