Tjetër tërmet në Italinë Qendrore, lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë

Evropë

Tjetër tërmet në Italinë Qendrore, lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 15:12
Tërmeti në Itali

Një tjetër tërmet i fortë, 4.7 ballë, është ndjerë rreth orës 13:50 në Arquata del Tronto, pak kilometra larg zonës ku kishte epiqendrën tërmeti shkatërrues që rrafshoi qindra banesa dhe shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, në Italinë Qendrore.

Sipas mediave italiane, lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë.

Një tërmet i fuqishëm ‘gjunjëzoi’ sot Italinë Qendrore, në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur, ndërsa shumë banesa janë rrafshuar.

Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Accumoli (Rieti).

Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më. Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s.

Sipas mediave italiane, dyshohet se 45 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur apo zhdukur nën rrënoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat