Pamjet e tmerrit/ Qyteza s’është më, ç’la pas tërmeti 6.2 ballë në Itali

Evropë

Pamjet e tmerrit/ Qyteza s’është më, ç’la pas tërmeti 6.2 ballë në Itali

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 09:04
Foto nga termeti në Itali

Ndërkohë që nuk ka ende një bilanc viktimash, mediat publikojnë pamjet e tmerrit. Ajo që la pas tërmeti i fortë me magnitutë 6.2 në Itali është e frikshme.

Kryekomunari i Amatrice, njërës nga zonat më të goditura nga tërmeti ka deklaruar se gjysma e tij tashmë nuk është më, është zhdukur nën rrënoja.

Lexo edhe këtë: Arrin në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Itali

Njerëz që nxirren nga rrënojat, të tjerë të lënduar, shumë të tjerë sipas policisë kanë mbetur nën to dhe nuk dihet fati i jetës së tyre, janë vetëm një pjesë e pamjeve të tmerrshme që vijnë nga Italia.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat