Franca vuan një “katastrofë industriale”

Evropë

Franca vuan një “katastrofë industriale”

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 16:47
ilustrim

Sulmet islamike, greva dhe përmbytjet po mbajnë larg turistët nga kryeqyteti francez, tani është vetëm gjysma e parë e vitit dhe i ka kushtuar industrisë së regjionit të Parisit rreth 750 milion euro në humbje, thanë zyrtarët të martën, shkruan Daily Mail.

“Është koha të kuptojmë se sektori i turizmit është duke shkuar drejt një katastrofe industriale. Tani nuk është më koha për fushata komunikimi por për të krijuar një plan ndihme”, tha Frederic Valletoux, kreu i bordit turistik të rajonit të Parisit, në një deklaratë.

Valletoux tha se ju është dashur të bëjnë investime masive për të mbrojtur vendet e punës në këtë sektor dhe ai kërkoi nga ministri i jashtëm Jean-Marc Ayrault një takim urgjent me zyrtarët e turizmit, transmeton KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat