E bujshme në Gjermani, rikthim të shërbimit ushtarak

Evropë

E bujshme në Gjermani, rikthim të shërbimit ushtarak

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 16:45
ilustrim

Vetëm pak ditë pasi mediat raportuan për mundësinë e vendosjes së një mase të detyrueshme për të mbajtur ushqim dhe ujë të pijshëm për t’iu kundërpërgjigjur emergjencave, Gjermania po konsideron idenë e rikthimit të shërbimit ushtarak të detyrueshëm për të rinjtë.

Lajmi është komunikuar nga mediat vendase të cilat citojnë burime konfidenciale, ndaj roli që mund të kenë qytetarët ende është i paqartë. Megjithatë, raportohet se në rast situate të jashtëzakonshme, të rinjtë që do të rekrutohen do të trajnohet për t’iu ardhur në ndihmë forcave të armatosura profesioniste.

Ende nuk dihen shkaqet e diskutimit të kësaj pakete e cila ka si synim mbrojtjen e qytetarëve, por mediat nënvizojnë se gjithçka është një përgatitje për të ardhmen. Në bazë të burimeve të tyre, qeveria gjykon se mundësia që Gjermania të futet në një konflikt nuk është një skenar që nuk ka shumë gjasa të bëhet realitet, por shtojnë se vendi duhet të përgatitet për raste sulmesh terroriste si dhe konflikte të ashtuquajtura hibride.

Ky është një term i përdorur së fundmi në arenën ndërkombëtare dhe nënkupton një luftë në terren si dhe në spektrin kibernetikë. Për të marrë një shembull konkret, ndërkombëtarët e cilësuan aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, një konflikt hibrid.

Këto masa të cilat po diskutohen së fundmi nuk ishin dëgjuar që prej kohës së luftës së ftohte. Gjatë kësaj periudhe, raportohet se Gjermania Perëndimore mund të mobilizonte afro 500.000 ushtarë në mënyrë të menjëhershme dhe në rast se thërriste rezervistët në detyrë, shifra arrinte deri në 1.2 milionë. Në ato kohë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak zgjaste plot 18 muaj ose thënë ndryshe një vit e gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat