Sulmohet automjeti i ushtrisë turke, vriten 2 ushtarë

Evropë

Sulmohet automjeti i ushtrisë turke, vriten 2 ushtarë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:34
Sulm në Turqi, arkiv

Një automjet i ushtrisë turke është goditur sot nga një mjet shpërthyes i improvizuar në provincën juglindore, Sirank, afër kufirit irakian, duke lënë të vdekur dy ushtarë, njoftojnë forcat e sigurisë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raporton agjencia e lajmeve “Dogan”.

Por, territori juglindor i Turqisë është goditur nga një valë sulmesh të dhunshme që nga përfundimi i armëpushimit me militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK) vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat