Forcat turke kanë arritur të bombardojnë objektivat e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, në veri të Sirisë, njoftojnë rebelët sirianë, të cilat kanë nisur një ofensivë kundër grupit.
Pozicionet e artilerisë brenda Turqisë kanë gjuajtur ISIS-in, në qytetet Jarablus dhe Manbij.
Besohet se rreth 1, 500 rebelë sirianë, që përkrahin Turqinë, gjenden në qytetin turk të Gaziantepit, duke pritur për sulm.
Një ndodhi e tillë pason pas një sulmi me bombë në një dasmë, në të cilën mbeten të vrarë më shumë se 50 persona.