Ish-ministri i Ekonomisë në garë për president

Evropë

Ish-ministri i Ekonomisë në garë për president

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 19:50
Arnaud Montebourg

Ish ministri francez i ekonomisë Arnaud Montebourg ka bërë të ditur sot se do të kandidojë për president të Francës në zgjedhjet që do të mbahen në maj të vitit të ardhshëm, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve

Montebourg(53) është i treti nga ministrat e dikurshëm nga partia socialiste e Françoise Hollande që do të kandidojë për shef të shtetit, pasi që kandidaturat e tyre më herët i kanë paralajmëruar ish ministrja e Ekologjisë  Cecile Duflot  dhe ish ministri i Arsimit  Benoit Hamon.

Hollande ende  nuk ka deklaruar nëse e ka në plan të kandidojë përsëri për president, ndërsa Montebourg e ka ftuar atë që të mendojë mirë nëse do të kandidojë për t’u rizgjedhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat