Martesa kthehet në masakër; 50 viktima nga shpërthimi i një kamikazi (+18)

Evropë

Martesa kthehet në masakër; 50 viktima nga shpërthimi i një kamikazi (+18)

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 10:14
Gaziantep, Turqi

(E plotësuar) - Martesa e dy të rinjve kurdë në qytetin turk të Gaziantepit është kthyer në një masakër. Mbrëmjen e së shtunës, një kamikaz shpërtheu në mes të turmës prej 228 personash, duke vrarë të paktën 50 prej tyre dhe duke plagosur 100 të tjerë.

Bilanci mund të rëndohet për shkak se shumë të plagosur janë në gjendje kritike për jetën. Qyteti ku ndodhi ngjarja banohet në pjesën më të madhe nga minoriteti kurd. Gaziantepi ndodhet 64 kilometra larg kufirit sirian dhe aty ka patur informacione për ekzistencën e celulave të ISIS-it. Zona ku ndodhi shpërthimi banohet kryesisht nga studentët.

Sipas policisë turke, kamikazi që shkaktoi tragjedinë mund të ketë lidhje me një tjetër kamikaz që i mori jetën edhe dy policëve më herët në këtë qytet. Zëvendëskryeministri turk Mehmet Simsek, i cili vizitoi të plagosurit në spital, e quajti ngjarjen një “sulm barbar” dhe “me vullnetin e Zotit ne do e tejkalojmë këtë ngjarje”. 

Image
Martesa e dy të rinjve kurdë në qytetin turk të Gaziantepit është kthyer në një masakër.

Në Turqi kanë ndodhur shpesh ngjarje të tilla të rënda dhe dyshimet kanë qenë se sulmet janë kryer nga militantët e ISIS-it, por edhe militantët e PKK-së kurde, e cila lufton për autonomi të rajoneve të banuara nga kurdët.

Së paku 30 të vrarë nga sulmi në Gaziantep të Turqisë

Një shpërthim në një festë dasme në qytetin Gaziantep të Turqisë ka lënë të vrarë së paku 30 veta dhe ka plagosur 94 të tjerë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se, sipas të gjitha gjasave, sulmi është kryer nga grupi militant Shteti Islamik.

Ai tha se qëllim i sulmeve të tilla është të nxitet ndarja përgjatë vijave etnike dhe fetare në Turqi.

Shpërthimi, të shtunën vonë, në një zonë të populluar me studentë është dëgjuar në gjithë qytetin.

Gaziantepi, i cili ndodhet pranë kufirit me Sirinë, ka disa qeliza të Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat