Turqia do të anëtarësohet në BE, në 100 vjetorin e Republikës

Evropë

Turqia do të anëtarësohet në BE, në 100 vjetorin e Republikës

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 12:34
Ilustrim

Turqia do të donte t’i bashkohej Bashkimit Evropian deri në vitin 2023, deklaroi sot ambasadori turk, Selim Yenel në BE.

“Qeveria turke do të bashkohet me BE deri në vitin 2023”, tha ambasadori turk i BE-së për gazetën gjermane, Die Welt.

“Kjo datë do të jetë në të njëjtën ditë me 100 vjetorin e Republikës”, shtoi Yenel.

“Një anëtarësim në BE me të drejta të plota është shumë e rëndësishme për Turqinë dhe duke mos qenë anëtar për një kohë të gjatë është e papranueshme për vendin e tij”, theksoi diplomati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat