Zbulohet identiteti i gruas që u vra nga sulmi me thikë në Londër

Evropë

Zbulohet identiteti i gruas që u vra nga sulmi me thikë në Londër

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 22:38
Darlene Horton

Policia në Londër ka identifikuar viktimën e cila u vra gjatë sulmit të sotëm me thikë në qendër të kryeqytetit të Anglisë. Bëhet fjalë për shtetasen amerikane, 64 vjeçaren Darlene Horton.

Një person është arrestuar nën dyshimin për një  vrasje dhe plagosjen e pesë personave të tjerë në sheshin Russell, raporton BBC.

Florida State University (FSU) ka konfirmuar se Horton ishte gruaja e profesorit të psikologjisë Richard Wagner.

Dy femra të tjera dhe tre meshkuj kanë marrë plagë gjatë sulmit, i cili ndodhi në afërsi të Hotel Imperial.

Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.

Pas marrjes së trajtimit në spital, personi i arrestuar  në Bedford Place, tani është në paraburgim në jug të Londrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat