Tash e tutje, më shumë policë në rrugët e Londrës

Evropë

Tash e tutje, më shumë policë në rrugët e Londrës

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Më shumë policë të armatosur do të shihen në rrugët e Londrës nga tani e tutje, kanë deklaruar Komisioneri i Policisë Metropolitane Sir Bernard Hogan-Hoëe dhe Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan.

Sir Bernard tha se do të ketë më shumë oficerë të armatosur në monumentet të njohura të cilat mund të jenë target i sulmeve terroriste në Evropë.

Ai tha se qëllimi ishte për të risiguruar publikun dhe për të  penguar  sulmuesit, raporton BBC.

Met ka njoftuar tashmë se do të rrisë numrin e oficerëve të armatosur në 600, duke e çuar totalin në 2,800.

Njoftimi i fundit vjen pasi 84 persona humbën jetën kur një terrorist me kamion u përplas me një turmë të madhe në Nisë të Francës, muajin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat