Francë, përplaset autobusi, lëndohen 13 adoleshentë të Uellsit

Evropë

Francë, përplaset autobusi, lëndohen 13 adoleshentë të Uellsit

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:23
Pamje nga aksidenti

Zyrtarë të Policisë franceze kanë bërë të ditur se në lindje të Francës është përplasur një autobus, ku të lënduar kanë mbetur 13 persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Në momentin e përplasjes, në autobus ishin 50 njerëz, përfshirë 41 të rinj, raportojnë mediat e huaja.

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet.

Sipas zyrtarëve të Policisë, të rinjtë e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat