Zbulohet emri i sulmuesit në Munich

Evropë

Zbulohet emri i sulmuesit në Munich

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 korrik 2016 Në ora: 10:19
David. S.

Zbulohet emri i agresorit në Munih, që sipas gjitha gjasave ka bërë vetëvrasje në fund të masakrës, shkruan Der Spiegel. Ai quhet David. S. me origjinë gjermano-iraniane dhe që kishte jetuar në Munih.

Prej natës së mbrëmshme policia kishte bastisur shtëpinë e tij, duke bllokuar gjithë ndërtesën në lagjen Maxvorstadt. Ata kërkojnë motivin se çfarë e shtyu 18 vjeçarin të kryejë nëntë vrasjet në Qendrën Tregtare Olympia. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse ai ka pasur lidhje me organizatat e ekstremit të djathtë ose radikalrët muslimanë, ndërsa kishte bërtitur disa herë gjatë veprës - "Shkërdhatët turq", "Vafshin në djall të huajt"./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat