Kapet nga policia gjermane babai i sulmuesit të Munihut

Evropë

Kapet nga policia gjermane babai i sulmuesit të Munihut

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 09:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta Bild ka njoftuar se policia gjermane ka marrë babanë e sulmuesit 18 vjeçar dhe po e interviston. Ekipet e mjekësisë ligjore janë në kërkim të banesës ku jetonte i armatosuri bashkë me prindërit e tij

Raporti thotë se i dyshuari ka jetuar në rrethin Maxvorstadt.

Fqinjët e familjes kanë thënë për mediat gjermane se djali 18 vjeçar “ishte djalë i qetë”.

“Ai jeton përballë shtëpisë sime”, ka thënë një fqinj.

“Një mik i imi e ka pasur atë në shkollë, ai ishte djalë i qetë”, i ka thënë fqinji mediave gjermane

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat