Erdogan: Ushtria duhet të ristrukturohet

Evropë

Erdogan: Ushtria duhet të ristrukturohet

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:41
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ka pasur dështime të rëndësishme në inteligjencën turke para se të ndodhte puçi i dështuar ushtarak.

Ai në një intervistë për Reuters ka thënë se forcat e armatosura turke shumë shpejt do të ristrukturohen.

“Është shumë e qartë se ka pasur boshllëqe dhe mangësi në inteligjencën tonë dhe nuk ka asnjë arsye që unë ta fsheh apo mohojë këtë gjë. Këtë gjë ia kam thënë edhe kreut të inteligjencës kombëtare”, ka thënë Erdogan.

Duke folur për klerikun Fethullah Gulen, i cili sipas Erdogan qëndron prapa puçit, presidenti turk tha se lëvizja e tij, tash do të trajtohet si “organizatë separatiste terroriste”, duke tërhequr një paralele me luftën e shtetit turk kundër militantëve kurdë.

“Ne do të vazhdojmë luftën... kudo që ata të jenë. Këta njerëz kanë infiltruar organizmin shtetëror në këtë vend që të rebelohen kundër shtetit”, ka thënë Erdogan.

Ai i ka quajtur veprimet e natës së puçit si “çnjerëzore” dhe “imorale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat