Masakra në Nizza: Njëri nga ndihmësit e agresorit kishte filmuar vendngjarja

Evropë

Masakra në Nizza: Njëri nga ndihmësit e agresorit kishte filmuar vendngjarja

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:08
Sulmuesit ne Nica

Atentatori i Nizza kishte planifikuar prej kohësh masakrën dhe kishte ndihmës. Kjo është konfirmuar nga Prokuroria e Parisit, shkruan Le Monde.

Image

“Mohamed Lahouaiej-Bouhlel (31) kishte planifikuar disa ditë atentatin dhe kishte marrë ndihmë logjistike nga katër burra dhe një grua,” tha prokurori parisien François Molins, përcjell botasot.info.

Image

Njëri nga pesë personat, pa identifikuar nëse bëhet fjalë për çiftin shqiptar nga Fieri, një ditë më parë kishte filmuar edhe vendin ku ndodhi tragjedia.

Image

Të pesë personat janë akuzuar për bashkëpunim në vrasje dhe lidhje me organizatat terroriste sipas Prokurorisë. Ata akoma janë në paraburgim.  Francezo-tuniziani Bouhlel kishte ruajtur artikuj ku persona të ndryshëm ishin futur me veturë në masat e njerëzve, gjë që tregon se ai ishte përgatitur për rastin./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat