Assad: Erdogan po përdor puçin e dështuar për zbatimin e një projekti ekstremist

Evropë

Assad: Erdogan po përdor puçin e dështuar për zbatimin e një projekti ekstremist

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:09
Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar al-Assad akuzoi homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, një ndër personalitetet më të polemizuar në Damask se po përdor grushtin e dështuar të shtetit si justifikim për të vënë në zbatim “projektin e tij ekstremist”.

Në një intervistë për agjencinë zyrtare kubane të lajmeve Prensa Latina e publikuar sot, Assad pohoi se presidenti turk po përdor grushtin e shtetit me qëllim zbatimin e projektit të tij ekstremist, atë të “Vëllazërisë Myslimane”, që Erdogan e ka shumë për zemër.

“Ky akt është i rrezikshëm për Turqinë dhe shtetet fqinje, duke përfshirë Sirinë”, njoftoi presidenti sirian i angazhuar prej pesë vitesh në një luftë të ashpër kundër rebelimit të mbështetur nga Riadi, Doha por gjithashtu dhe Ankaraja.

Assad refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të kishte dashur që grushti i shtetit në Turqi të rezultonte i suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat