Therja në trenin e Gjermanisë: De Maiziere paralajmëron sulme të tjera

Evropë

Therja në trenin e Gjermanisë: De Maiziere paralajmëron sulme të tjera

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:09
Thomas De Maiziere

Gjermanët duhet të përgatiten për sulme të tjera që do të kryhen nga grupe të vogla dhe radikaliste të ashtuquajtur “ujq të vetmuar”, ka paralajmëruar ministri i Brendshëm Thomas De Maiziere.

Pesë njerëz janë plagosur, dy  janë në gjendje kritike sepse u sulmuan nga një 17 –vjeçar, të hënën  i cili u fut i inatosur në një tren në shtetin jugor të Bavarisë.

Sulmuesi, i cili kishte arritur në Gjermani në vitin 2015 si një emigrant i pashoqëruar, u qëllua për vdekje derisa mbante një sëpatë dhe një thikë.

Një video është shfaqur ku tregon se ai ishte një ushtar i ashtuquajtur i Shtetit Islamik. 

De Maiziere tha se adoleshenti ishte " nxitur " nga propaganda e ISIS-it, por nuk kishte prova se ai ishte duke ndjekur urdhrat e grupit militant.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi, Muhammad Riyadh, bërtiti " Allahu Ekber " ( Zoti është i madh ) 3 herë, dhe ISIS-i e pretendon adoleshentin si një pasues të tyre përmes agjencisë së tyre të lajmeve.

Një flamur i pikturuar me dorë është gjendur në dhomën e tij.

Ministri i Brendshëm, përshkroi sulmin me sëpatë të mbrëmjes së të hënës, në Wuerzburg si "ndoshta fillimi i një terrori ".

"Në Gjermani, ne duhet të presim sulme nga grupe të vogla apo nga sulmues radikalist si ' ujq të vetmuar'", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat