Paralajmëron kryeministri francez: Do të ketë sulme të reja, vuajtje të reja

Evropë

Paralajmëron kryeministri francez: Do të ketë sulme të reja, vuajtje të reja

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 00:15
Ilustrim

Ministri francez, Manuel Valls paralajmëroi sot se ata mund të presin sulme të reja dhe se francezët duhet "të mësohen të jetojnë me këtë kërcënim".

“Edhe pse ishte e vështirë për mua të them, kjo është detyra ime, mund të ketë shumë sulme dhe shumë njerëzit të pafajshëm do të pësojnë dhe vuajnë”, ka thënë Valls para deputetëve francezë gjatë debatit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Ne nuk jemi mësuar, por duhet mësuar të jetojmë me këto kërcënime”, tha Valls, raporton AFP.

Në Francë, për 18 muaj kanë ndodhur tri sulme të mëdha terroriste.

Presidenti francez, Francois Hollande, tha sot se janë duke menduar mundësinë e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për gjashtë muaj, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Nicë që vranë 84 persona. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat