Sekretari i NATO-s: Respektoni institucionet demokratike të Turqisë

Evropë

Sekretari i NATO-s: Respektoni institucionet demokratike të Turqisë

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 11:13
Turqi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka bërë thirrje për qetësim të situatës në Turqi.

Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq ka thëne se sekretari i përgjithshëm është duke ndjekur vazhdimisht zhvillimet në Turqi.

“Kombet e Bashkuara janë duke kërkuar zgjidhje për këtë situatë, por tani për tani u bënë thirrje për qetësim të situatës”ka thënë Haq.

Thirrje për qetësim të situatës ka bërë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se Turqia është aleat i çmuar i NATO-s.

Në reagimin e  tij, Stoltenberg ka bërë thirrje për qetësi dhe respektim të institucioneve demokratike të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat