Itali, numër rekord i personave në kushte të varfërisë ekstreme

Evropë

Itali, numër rekord i personave në kushte të varfërisë ekstreme

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 15:37
Ilustrim

Më shumë se 4,5 milionë persona dhe 1,5 milionë familje në Itali jetojnë në kushtet e një varfërie ekstreme në vitin 2015, të dhëna statistikore që nuk ishin regjistruar prej vitit 2005, njoftoi sot Instituti i Statistikave Italiane.

Në thelb, ISTAT vlerësoi se 1.582.000 familje dhe 4.598.000 individë jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme, ose 7,6 për qind të popullsisë që jeton në Itali.

Varfëria ekstreme karakterizohet nga pamundësia për të paguar të mirat materiale dhe shërbimet që konsiderohen si jetike.

Ky fenomen është në varësi të lokaliteteve italiane dhe të gjendjes familjare, për një person mes moshës 18 dhe 59 vjeç që jeton i vetëm në një zonë rurale në jug të Italisë, vija e varfërisë absolute është 552,39 euro në muaj, ndërsa për një familje me pesë anëtarë që jetojnë në qendër të qytetit në një metropol të veriut, ky prag është përcaktuar në kuotën 1.909,83 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat