Rusi i dyshuar për sulmet e Stambollit ishte një student I turpshëm

Evropë

Rusi i dyshuar për sulmet e Stambollit ishte një student I turpshëm

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 15:47
Ilustrim

Kur Rahim Bulgarov diplomoi për turizëm nga një kolegj në jug të Rusisë, mësuesi i tij ka pritur nga ai vazhdimin e mëtejmë të studimeve, që të përmbushte ëndrrën e tij për të hapur një dyqan për riparimin e veturave.

Në vend të kësaj, Bulgarov filloi të shkonte në xhami dhe sipas një të afërmi të tij ai shkoi disa muaj në Egjipt për të studiuar arabishten.

Mediat shtetërore turke kanë identifikuar 23 vjeçarin Bulgarov, si një nga sulmuesit e dyshuar vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stambollit me 29 qershor ku mbeten 45 persona të vrarë dhe qindra të plagosur.

Disa nga sulmuesit ishin nga Rusia apo vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

Në një periudhë prej dy vjetësh Bulgarov ka ndryshuar nga një njeri i turpshëm, në një bombardues të dyshuar xhihadist, ka thënë mësuesi i tij imam, për Reuters.

Me kthimin e tij nga Egjipti në Rusi, Bulgarov u intervistua nga Shërbimi I Sigurimit Federal, organ ky që është përgjegjës për luftën kundër terrorizmit, dhe iu nënshtrua një testi të detektorit të gënjeshtrave, kanë treguar të afërmit e tij të cilët kanë preferuar te qëndrojnë anonim.

Ata thanë se më pas Bulgarov pas intervistimit u lejua të shkonte në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat