NATO diskuton për një prani më të madhe në Detin e Zi

Evropë

NATO diskuton për një prani më të madhe në Detin e Zi

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 17:04
NATO

NATO-ja do të diskutojë në tetor për një prani më të madhe në Detin e Zi, në vazhdën e shqetësimeve për një Rusi më agresive, deklaroi sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg.

Duke folur për gazetarët, Stoltenberg tha se disa anëtarë të aleancës kanë shprehur qëndrimin për një prani më të gjerë ushtarake në rajonin e Detit të Zi.

“Kemi vendosur që në tetor të japim këshilla për ministrat tanë të Mbrojtjes për të parë nëse mundemi apo sesi do të mund të shtojmë praninë tonë atje dhe jo vetëm në tokë, por edhe në ajër dhe në det. Detaje më konkrete do të kemi në tetor gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes”, theksoi Stoltenberg.

Liderët e NATO-s ranë dakord dje për dislokimin e trupa multinacionale në katër shtete anëtare, Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani, si masë sigurie.

Stoltenberg tha se katër batalione do të vendosen në këto shtete dhe do të ndërrohen me parimin e rotacionit.

“Këto batalione do të jenë të fuqishme dhe shumëkombëshe. Ato demonstrojnë fuqinë e lidhjes transatlantike. Njëkohësisht bëjnë të qartë se sulmi mbi një aleat do të konsiderohet si një sulm ndaj gjithë aleancës”, tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat