Britanikët kujtojnë deputeten e vrarë

Evropë

Britanikët kujtojnë deputeten e vrarë

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:05
Jo Cox

Qindra njerëz janë mbledhur në një kishë për të kujtuar deputeten britanike, Jo Cox, e cila vdiq pas sulmit të djeshëm.

Qytetarët janë mbledhur në një kishë në Birstall, West Yorkshire të enjten në mbrëmje, ndërsa përkujtime për deputeten janë bërë edhe jashtë parlamentit.

Burri i deputetes britanike tha se nëna e dy fëmijëve të tij kishte luftuar për një botë më të mirë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Një 52 vjeçar është arrestuar mbrëmë, si i dyshuar për këtë rast.

Sulmi ndodhi dje, kur deputetja britanike po mbante një tubim për të bërë thirrje për qëndrim të Britanisë në BE. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat