Dalja e Britanisë nga BE “do të rrezikonte paqen” në Irlandën V.

Evropë

Dalja e Britanisë nga BE “do të rrezikonte paqen” në Irlandën V.

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 13:15
Londër

Ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, John Major dhe Tony Blair, kanë paralajmëruar se dalja e mundshme nga Bashkimi Evropian “do të rrezikojë” unitetin e këtij vendi.

Ata kanë thënë se një gjë e tillë mund të rihapë çështjen e pavarësisë së Skocisë dhe të vë në rrezik të ardhmen e Irlandës Veriore, ku stabiliteti është arritur me mund.

Dy ish-kryeministrat kanë qenë aktorë të rëndësishëm në procesin e paqes në Irlandën Veriore në vitet 1990.

Ata kanë dalë sot bashkërisht në një konferencë për media në Iralandën e Veriut.

Mesazhi i tyre i ka bërë jehonë edhe deklaratës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i cili, në një artikull për revistën britanike New Statesman, ka thënë se është i shqetësuar për paqen dhe prosperitetin e Irlandës Veriore nëse Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkimi Evropian.

Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, më 23 qershor, do të votojnë në referendumin që vendos për të ardhmen e këtij vendi në bllokun evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat