Kërkohet vendosmëri më e madhe e NATO-s ndaj Rusisë

Evropë

Kërkohet vendosmëri më e madhe e NATO-s ndaj Rusisë

Më: 30 maj 2016 Në ora: 17:54
Ilustrim

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka kërkuar sot nga shtetet anëtare që të tregojnë vendosmëri më të madhe ndaj këmbëngulësisë ushtarake ruse dhe të funksionojnë më mirë në ndarjen e ngarkesës së mbrojtjes kolektive.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, amerikani, Michael R. Turner, deklaroi se “Moska ka vendosur se interesave të saj më mirë do tu shërbej nëse punon kundër nesh e jo së bashku me ne”, dhe ka shtuar se “sfida nga Rusia është reale dhe serioze”, raporton agjencia AP.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Verbshow, tha se NATO-ja do ta mbajë dialogun me Rusinë “por nuk do të ketë kthim në raporte të zakonshme, derisa Rusia përsëri të demonstroj respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe normat e sjelljes ndërkombëtare”.

Këto komente u bënë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që ka filluar sot në Tiranë dhe zgjatë tri ditë.

Për këtë zhvillim janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë.

Pritet të diskutohet edhe për politikën e NATO-s për terrorizëm, migrimin masiv, krizën në Ukrainë dhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat