Ende nuk janë gjetur mbi 150 persona shkaku i përmbytjeve në Gjermani

Evropë

Ende nuk janë gjetur mbi 150 persona shkaku i përmbytjeve në Gjermani

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Një javë pasi përmbytja e rëndë goditi Evropën Perëndimore, duke shkatërruar Gjermaninë, Belgjikën dhe Holandën, zyrtarët gjermanë thanë të enjten se kanë frikë se 158 njerëzit ende të zhdukur atje mund të mos gjenden.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet është rritur në të paktën 205 në të gjithë kontinentin, ndërsa gjithsej të paktën 176 njerëz mbeten të zhdukur. Belgjika ka 32 të vdekur dhe 18 të zhdukur, sipas qendrës së saj kombëtare të krizës.

Në Gjermani, vendi më i goditur, qytete të tëra u përmbytën nga uji, ndërsa linjat e trenave dhe rrugët u morën nga përmbytjet, duke marrë të paktën 173 jetë, raporton cnn.

Organizata federale e ndihmës për katastrofat e Gjermanisë tha se nuk kishte shumë gjasa që të gjendeshin të mbijetuar më shumë.

Shërbimet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkimet nëpër qytete të shkatërruara shkaku i përmbytjeve .

Shërbimi i motit gjerman një javë më parë njoftoi se Gjermania “nuk kishte parë kaq shumë reshje në 100 vjetët e fundit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat