Tronditën shikuesit/ Politikanët rrihen me grushte live në emision: Më pas befasojnë me veprimin

Evropë

Tronditën shikuesit/ Politikanët rrihen me grushte live në emision: Më pas befasojnë me veprimin

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:08
Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan tronditën shikuesit me një përleshje gjatë një shfaqje televizive

Dy politikanë nga Moldavia, Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan tronditën shikuesit me një përleshje gjatë një shfaqje televizive.

Tofilat, një ish këshilltar i presidentit Maja Sandu, rrëzoi Cosovan, një ish-zëvendës ministër i brendshëm dhe e kapi atë për qafe.

Një video e publikuar në mediat sociale tregoi sesi Cosovan fillimisht mbeti i palëvizshëm pas incidentit.

Situata dyshohet se u përkeqësua pasi Tofilat fyeu Cosovan gjatë një diskutimi mbi situatën politike në Moldavi. Pastaj Cosovan i hodhi ujë në fytyrë Tofilatasit.

Më vonë, një foto u publikua në Facebook, ku shiheshin të dy politikanët që qëndronin përsëri të qetë pranë njëri-tjetrit dhe shtrëngonin duart, por në prapavijë kishte ndihmësmjekë.

Image

Rreth një javë e gjysmë më parë, moldavët zgjodhën një parlament të ri në të cilin partia pro-perëndimore e Sandu fitoi një shumicë absolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat