Psikologia e Caroline: Ajo më tha se donte të ndahej nga Babis

Evropë

Psikologia e Caroline: Ajo më tha se donte të ndahej nga Babis

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 21:33
Caroline Crouch, Babis

Psikologia e Caroline Crouch e cila u vra nga burri i saj në banesën e tyre ka zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Greqinë rreth dy muaj më parë.

Eleni Mylonopoulou tha se Caroline i kishte thënë se donte të divorcohej.

Ajo tregoi se Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo në takimin e tyre të parë.

Sipas ANT1, Eleni Mylonopoulou tha se Anagnostopulos fillimisht foli për depresionin e Caroline pas lindjes.

Sidoqoftë, kur ai u largua nga zyra dhe takimi vazhdoi pa praninë e tij, vajza i tha asaj se donte të divorcohej dhe kërkoi ndihmë, duke deklaruar se ndihej e bllokuar nga 32-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat