Banka HSBC brenda 6 muajve do t’i mbyllë 82 degë në Britani të Madhe

Evropë

Banka HSBC brenda 6 muajve do t’i mbyllë 82 degë në Britani të Madhe

Më: 20 janar 2021 Në ora: 08:56
Banka HSBC

HSBC si banka më e madhe në Evropë, midis muajve prill dhe shtator të këtij viti, do t’i mbyllë 82 degë, në duke pretenduar se klientët po i drejtohen gjithnjë e më shumë bankave dixhitale.

Menaxherët thanë se nuk prisnin të bënin ndonjë reduktim të personelit, në vend të kësaj ata do të zhvendosen në degët më të afërta.

Aktivistët thonë se degët lokale ofrojnë një mundësi shpëtimi për ata që kanë nevojë për qasje në para dhe shërbime të drejtpërdrejta në bankë.

HSBC tha se të gjitha degët, përveç një, të parashikuara për t’u mbyllur janë brenda një milje larg nga zyra postare, ku mund të kryhen transaksionet e përditshme.

Numri i klientëve që përdorin degët bankare ka rënë më një të tretën në pesë vitet e fundit dhe 90 për qind e të gjithë kontaktit të klientit është përmes telefonit, internetit, përveç kontakteve në mediet sociale.

Rrjeti ndërkombëtar i HSBC përfshin rreth 7,500 zyra në mbi 80 vende dhe territore në Evropë, rajonin e Azi-Paqësorit, Amerikën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat