Britania mund t’i dërgojë pacientët në hotele për të krijuar hapësirë për të sëmurët me Covid

Evropë

Britania mund t’i dërgojë pacientët në hotele për të krijuar hapësirë për të sëmurët me Covid

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Mijëra pacientë do të largohen nga spitalet britanike dhe do të dërgohen në hotele ose në shtëpitë e tyre për të krijuar hapësirë për pacientët me koronavirus, të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv për të mbijetuar, raportuan të mërkurën mediet lokale.

Sipas një plani, të emërtuar “shtëpia dhe hoteli”, dokumentet e të cilit janë parë nga gazeta “The Guardian”, spitalet po bëhen gati që të lirojnë pacientë në numër të madh për krijimin e kapaciteteve emergjente shtesë.

Ky plan erdhi pasi numri i pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim në spital u rrtit shumë javën e kaluar dhe arriti në 35.000.

Sipas shifrave zyrtare, për shtatë ditë në Britaninë e Madhe u regjistruan gati 390.000 raste të reja të infektimeve.

Në dokumentet e zbuluara thuhet se autoritetet shëndetësore do të kërkojnë nga qendrat e kujdesit që ta fillojnë pranimin e pacientëve drejtpërdrejt nga spitalet pa test negativ të koronavirusit, nëse ata kanë qenë në izolim për 14 ditë dhe nëse nuk kanë shfaqur simptoma të reja.

Gazeta britanike shkroi se personat e liruar herët nga spitalet do të marrin ndihmë nga organizatat vullnetare, përfshirë Kryqin e Kuq, si dhe nga personeli mjekësor i ushtrisë.

“Ky plan është për pacientët që nuk kanë nevojë të jenë në spital, por ende kanë nevojë të jenë në mjedis të mbrojtur”, citohet të ketë thënë një zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat