Një rast me variantin e ri të coronavirusit regjistrohet edhe në Finlandë

Evropë

Një rast me variantin e ri të coronavirusit regjistrohet edhe në Finlandë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Finlanda është bërë vendi i fundit që konfirmon një rast të variantit të ri të COVID-19 që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të hënën, zyrtarët konfirmuan se të paktën një shtetas finlandez që ishte kthyer kohët e fundit nga Mbretëria e Bashkuar rezultoi pozitiv gjatë fundjavës.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, individi dhe familja e tij është vendosur në izolim.

Ndërkohë, Reuters njoftoi se kishte dy raste të variantit të ri të COVID-19 në Finlandë.

Lajmi vjen pasi edhe Koreja e Jugut njoftoi për tri raste të llojit të ri, që thuhet se është 70 për qind më i transmetueshëm.

Raste të ngjashme janë konfirmuar në disa vende evropiane, njashtu edhe në Kanada dhe Japoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat