Gjilas për gjendjen në Serbi: Jetojmë në një kamp përqendrimi politik e medial

Evropë

Gjilas për gjendjen në Serbi: Jetojmë në një kamp përqendrimi politik e medial

Nga: B.S. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:35
Dragan Gjilas

Kryetari i Partisë opozitare serbe të lirisë e drejtësisë, Dragan Gjilas ka deklaruar se në Serbi jetohet në  një kamp përqendrimi medial e politik, në të cilin njerëzit në vend se fizikisht vriten në aspektin shoqëroror, eocial, ekonomik, emotiv, por edhe kjo shpejt do të kalojë dhe se "më së errëti është para agimit".

"Po e luftojmë virusin korona më së keqi si vend në Evropë, situata ekonomike është katastrofike, kriminaliteti dhe grabitjet janë gjithkah rreth nesh.Tërë kjo duhet të mbulohet dhe kjo është arsyeja pse po shpiken skandale dhe numri i gënjeshtrave po rritet", ka thënë Gjilas për gazetën "Danas", duke iu përgjigjur pyetjes pse qeveria po bën fushatë kundër tij me kaq intensitet.

Siç deklaroi ai, kjo ndodh për shkak se është e qartë për një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve që gjithçka po rrënohe në Serbi.

"Sot, qindra e qindra mijëra njerëz në të gjithë Serbinë janë të rrezikuar, të cilët kërcënohen me pushime nga puna, rrahje, të cilëve u bëhet shantazh për të votuar për Partinë progresiste Serbe dhe për të cilët publiku, ndryshe nga unë, nuk e di. Është shumë më e vështirë për ta sesa për mua", thekson Djilas.

Ai gjithashtu deklaroi se do të luftojë, kudo që të mundet, duke folur se si t'i bëjë njerëzit në Serbi të jetojnë më mirë dhe çfarë mund të bëhet ndryshe që të gjithë ta kenë më mirë.

Poashtu, ka thënë edhe se e ka ditur se çfarë do t'i ndodhë kur në vitn 2018 është kthyer në politikë, sepse këtë "e ka përjetuar nga viti 2012 deri më 2014".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat