Britania publikon bilancin e fundit të viktimave nga koronavirusi

Evropë

Britania publikon bilancin e fundit të viktimave nga koronavirusi

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:26
Foto Ilustrim

Britania e Madhe vijon të përballet me një numër të lartë viktimash si pasojë e koronavirusit .

Autoritetet shëndetësore të vendit ishullor kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 359 persona duke e çuar në total numrin e viktimave në 39,728.

Mësohet gjithashtu se janë regjistruar 1,871 raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 279,856 ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 1,559 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat