1 ton çokollatë, për ndërtimin e murit të Berlinit

Evropë

1 ton çokollatë, për ndërtimin e murit të Berlinit

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 15:08
Patrick Roger krijoi një kopje të tij prej çokollate në punishten e vet

Tre dekada pas rënies së murit të Berlinit, pastiçieri Patrick Roger krijoi një kopje të tij prej çokollate në punishten e vet.

Muri gati shtatë metra i gjatë do të shkatërrohet, të paktën pjesërisht në mënyrë simbolike në orën 10 e gjysmë të natës, koha kur turma gjigante e njerëzve ishte mbledhur rreth murit të vërtetë 9 nëntorin e vitit 1989.

“Teknikisht, është e qartë se me çokollatën nuk prodhon dot pjesë të këtyre përmasave, është mjaft e rëndë. Është dhe e vështirë për tu punuar, sepse bie, e dëmtohet. Por ideja është që kur të vijë ora për rrëzimin e tij, çdo kalimtar do të ketë mundësinë të marrë një copëz të këtij muri prej çokollate dhe ta ruajë si kujtim”, shprehet Patrick Roger.

Gati 1 ton çokollatë është përdorur për realizimin e murit të veçantë, grafitit që shfaqen në sipërfaqen e të cilit përcjellin idenë e lirisë së rifituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat