Austria ndalon pirjen e duhanit në kafene e restorante

Evropë

Austria ndalon pirjen e duhanit në kafene e restorante

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Austria është vendi më i fundit në Evropë që ndalon duhanpirjen në kafene e restorante.

Duhanpirësit nuk mund ta ndezin më një cigare në kafenetë dhe restorantet e Austrisë, që janë të detyruara të ndalojnë pirjen e duhanit nga sot, në bazë të ligjit antiduhan që u deshën vite të aplikohej.

Austria është një nga vendet e fundit europiane që ndalon cigaren në ndërtesat e shërbimit të hotelerisë, ndërkohë që pothuajse një e katërta e popullsisë së vendit është konsumuese e duhanit, mbi mesataren evropiane (18%).

Në kuadër të hyrjes në fuqi të ligjit, në mesnatë, shumë lokale në Vjenë kanë organizuar “Mbrëmjen e cigares së fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat