Dresdeni voton shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme prej nazizmit”

Evropë

Dresdeni voton shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme prej nazizmit”

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:38
Dresden

Shumica e këshillit rajonal të Dresdenit, në Gjermani, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për nazizmin.

Ky është një akt që nuk u votua nga partia CDU e Merkelit, të cilët e quajtën si të gabuar e thjesht simbolik.

Rezoluta u votua nga kryeqyteti i Saksonisë me motivimin se ka pasur sjellje antidemokratike, antipluraliste, të cilat vijnë nga e djathta ekstreme e që shkojnë kundër njerëzimit, deri në përplasje të dhunshme.

Autoritetet vendore të Dresdenit duan të përforcojnë kulturën demokratike dhe të mbrojnë më mirë pakicat dhe viktimat e dhunës nga e djathta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat