Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi”, bëri sot një hyrje të paautorizuar në ujërat territoriale italiane.
Anija ka lundruar në Mesdhe për gati një javë, me 88 emigrantë në bord dhe ende nuk i është caktuar një port i sigurt.
Organizata jofitimprurëse “Sea Eye”, që drejton anijen, deklaroi se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq.
Autoritetet italiane u informuan për vendimin e anijes. Ajo ndodhet rreth 5 milje detare nga Marzamemi, një fshat në cepin juglindor të Sicilisë.