“Ushtari fluturues” dhuron spektakël në “Ditën e Bastijës”

Evropë

“Ushtari fluturues” dhuron spektakël në “Ditën e Bastijës”

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:41
Foto

Me rastin e festës kombëtare “Ditës së Bastijës” në Francë në paradën spektakolare ku po merrte pjesë presidenti francez Emmanuel Macron, ka fluturuar ish-kampioni në jet-ski Freki Zapata, që u ngrit në ajër dhe dhuroi spektakël me “Flyboard”.

Në videon e publikuar më poshtë shihet Zapata duke mbajtur në dorë një pushkë automatike, derisa në pajisjen që kishte shkelur po e shëtiste nëpër ajër me një shpejtësi prej 200 kilometra në orë.

Sipas mediave franceze një pajisje e tillë do të mund të përdorej në të ardhmen nga ushtria franceze në beteja. E siç raporton “Parisien” bëhet fjalë për fluturaken që përdor kerozinë dhe ka pesë mini-turbo motorë që i mundësojnë të zhvillojë shpejtësi prej 200 kilometra në orë.  Ajo mund të qëndroj në ajër për 10 minuta.

E duket se demonstrimi me “Flyboard” i ka pëlqyer presidentit francez, pasi vazhdimisht buzëqeshte dhe duartrokiste Zapatën i cili më pas ua la radhën pjesëmarrësve tjerë në paradë. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat