Institucionet kroate sulmohen nga hakerët rus?

Evropë

Institucionet kroate sulmohen nga hakerët rus?

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:08
Ilustrim

Institucionet kroate janë ekspozuar ndaj një sulmi të madh të hakerëve që nga fillimi i shkurtit të këtij viti.

Faqja zyrtare e Institutit kroat për Sistemin e Informacionit të Sigurisë (SIS) në "postet sigurisë" thekson se disa organe shtetërore nën juridiksionin e saj kanë mësuar për kampanjën më të re të mashtrimit, e cila me siguri përhapet përmes email.

Sipas portalit ZDNet.com, i specializuar në tema digjitale, bëhet fjalë për "një sulm ndaj autoriteteve kroate nga hakerë misteriozë".

Ky portal shkruan se "një grup misterioz i hakerëve", të cilët dyshohen se punojnë për një shtet tjetër, sulmuan me sukses dhe  infektuan kompjuterët në disa institucione qeveritare kroate dhe se e gjitha filloi në shkurt, ndërsa sulmet janë zbuluar vetëm në prill.

Sipas ZDNet.com, çdo gjë është bërë nga "malware", që deri më tani nuk është parë, të quajtur SilentTrinity, dhe ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për hakerë rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat