Presidenti humorist i Ukrainës: Jo foton time, varni në zyra fotot e fëmijëve dhe shihni para çdo vendimi

Evropë

Presidenti humorist i Ukrainës: Jo foton time, varni në zyra fotot e fëmijëve dhe shihni para çdo vendimi

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:05
Vladimir Zelensky

Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Vladimir Zelensky u ka bërë thirrje zyrtarëve shtetërorë që të vënë fotografitë e fëmijëve në zyrat e tyre, dhe jo portretin e tij, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë sinqerisht nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja, ju lutem, jo portretet e mia, sepse presidenti nuk është një ikonë, apo idhull. Presidenti nuk është një portret”, u shpreh Zelensky gjatë inaugurimit të tij.

“Vendosni fotografitë e fëmijëve në zyrat tuaja, dhe shikoni ata para çdo vendimi që do të merrni”, tha Zelensky.

Zelensky menjëherë pas betimit si president ka bërë një veprim të çuditshëm. Ai shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat ishin planifikuar  për në tetor të 2019-tës, por në ceremoninë e zhvilluar në Kiev, Zelenski njoftoi shpërbërjen e parlamentit.

Ish ylli i televizionit, i cili aktronte në rolin e presidentit në një serial të njohur, mundi me shumicë dërrmuese paraardhësin Petro Poroshenko, muajin e kaluar.

Zelenski e përqendroi fushatën e tij tek lufta kundër korrupsionit në qeveri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat