Salvini mbledh ekstremin e djathë europian në një miting elektoral

Evropë

Salvini mbledh ekstremin e djathë europian në një miting elektoral

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:09
Matteo Salvini

Partitë populiste të ekstremit të djathtë nga e gjithë Europa u mblodhën sot në Milano në organizimin e një mitingu me rastin e zgjedhjeve europiane të organizuara nga italiani Matteo Salvini, ministër i Brendshëm dhe kryetar i ekstremit të djathtë italian.

Salvini, lider i partisë nacionaliste “Lega”, është në krye të përpjekjeve për të krijuar një aleancë ndër europiane të ekstremit të djathtë për të ndikuar në politikat e BE-së, që tradicionalisht janë dominuar nga partitë e qendrës së djathtë, liberalët dhe qendra e majtë.

“Ne po ndryshojmë historinë e Europës, po marrim të ardhmen në dorë për të mirë të fëmijëve tanë”, deklaroi Salvini në një video të publikuar në “Facebook” para fillimit të mitingut, që do të zhvillohet para Duomos, katedralja e Milanos. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat