Mediat botërore: Putin në Serbi u prit si “super-yll”

Evropë

Mediat botërore: Putin në Serbi u prit si “super-yll”

Nga: F.B. Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:38
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Mediat anekënd Evropës dhe ShBA sot gjatë gjithë ditës janë marrë me vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”

"Ekspres-i" francez: Putin në Serbi është pritur si 'super-yll'

Gazeta franceze "Ekspres" raportin për vizitën e presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi, ku është pritur me ceremoni të veçantë sikur super-yll”.

Në tekstin nga Beogradi thuhet se Putin në " vendin aleat të Rusisë në Ballkan" është shumë I popullarizuar dhe në pritjen e presidentit rus janë ftuar në “shëtitjen defiluese” pritëse nga qendra në Beograd deri në tempullin “Sveti Sava” që gazeta franceze e cilëson si një ndër tempujt më të mëdhenj ortodoks në botë.

Ndonëse synon anëtarësimin në BE, Beogradi po refuzon të iu bashkohet sanksioneve të bashkësisë ndërkombëtare kundër Rusisë pas aneksimit të Krimes thuhet në "Ekspres". Në vazhdim të tekstit thuhet se përveç përkushtimit historik ndaj “vëllait të madhe ortodoks” entuziazmi serb për Rusinë është pasojë edhe e mbështetje së Moskës kur bëhet fjalë për Kosovën.

"Blumberg" shkruan se Vuçiq që nga viti 2012 po përpiqet të balancojë premtimin për integrimin evropian dhe mbajtjen e lidhjeve të afërta me Rusinë. Raporti i tij me Putinin është shumë i afërt, vlerëson agjensioni i lajmeve duke shtuar se ata dy janë takuar me dhjetëra herë dhe Rusia I ka ndarë Vuçiqit një ndër mirënjohjet e saj më të mëdha. Ky raport thuhet në vazhdim “luan rol” përderisa Serbia po përpiqet të bëjë lëvizje në bisedimet me Kosovën.

Financial Time: Ky është një ndër katër ngjarjet e kësaj jave në botë

“Financial Time” nga Britania ka njoftuar për vizitën e presidentit rus në Serbi, si një ndër katër ngjarjet kryesore të kësaj jave në arenën botërore. Putini në vizitë në Serbi është lajmi që sipas saj bënë pjesë krahas lajmeve për Breexit, rezultatin e bankave amerikane dhe votimin e besimit ndaj Qeverisë greke.

- Në skenën botërore presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të takohet me krerët e shtetit serb ku do diskutohen shumë çështje që nga ato ekonomike deri tek siguria dhe stabiliteti në rajon.

Sipas gazetës në vitet e fundit presidenti i Serbisë u dashtë të merret shumë me balancimin ndërmjet Rusisë me të cilën ka lidhje kulturore edhe fetare dhe Bashkimit Evropain. Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë për mos pranimin e pavarësisë së Kosovës shkruan FT, ndërkohë që Be " kërkon normalizimin e raportit me kushtet kryesore për hyrje të Serbisë në BE".

"Gardian": Putin nderon me mirënjohjen më të lartë shtetërore Vuçiqin

Gazeta britanike "Gardian" në tekstin dedikuar vizitës së presidentit rus në Serbi vlerëson se shefi i Kremlinit shpreson që në Beograd “ do të vërtetoj një ndër lidhjet më të forta bilateral që ka në Evropë dhe forcoj vazhdimin e Moskës për ndikim në Ballkan "

ABC: Putin bëhet me Kishë në Serbi

Agjensioni amerikan "ABC news" po ashtu i ka kushtuar një lajm vizitës së presidenti të Rusisë Vladimir Putin në Serbi. Në te ndër tjera shkruan se Putin akuzon ShBA-në se po destabilizon Ballkanin me eksperimentin politik të NATO-së, ndërkohë që ai në Serbi  u prit si hero

Duke përkujtuar se Putin po vjen për herë të katërt në Serbi që nga viti, thuhet se Serbia ka ruajtur lidhjet e afërta dhe të veçanta me aleatin sllav tradicional, ndonëse po synon hyrjen në Bashkimin Evropian.

ABC si lajm të veçantë përmend tregimin rreth kishës që mban emrin e tij. Bëhet fjalë për tempullin e Marisë së Shenjtë në Ingji që iu është përkushtuar viktimave serbe të viteve 90-ta para së gjithave të aksionit "Olluja". Kisha po ngritet në modelin e kishave ruse ndërsa banorët e kanë quajtur Kisha e Putinit.

AP: Putinin në aterrim e shoqëruan "migat" që janë sjell nga Rusia

Agjensioni amerikan AP ka raportuar se presindenti rus Vladimir Putin erdhi në Serbi për të shpreh mbështetjen ndaj liderit serb Aleksandar Vuçiq dhe “politikës së tij pro ruse ".

AP thekson se Putin ateroi në aeroportin e Beogradit  kur aeroplani I tij shoqërohej nga aeroplanët ushtarake "MiG-29" të cilët Rusia kohë me parë ia ka dhuruar Serbisë.

- Serbia ka ruajtur lidhjet e afërta me aleatin sllav tradicional, ndonëse ajo po përpiqet që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian shkruan AP duke përkujtuar se Beograd nuk I është bashkuar sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë prej vendeve perëndimore për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Serbia po ashtu mbetet jashtë NATO-së për dallim nga shumica e vendeve të Ballkanit.

Raportet ndërmjet dy vendeve janë forcuar shumë kohëve të fundit shkruan agjensioni pasi që Putin " ka shtuar përpjekjet për kthimin e ndikimit të Moskës në Ballkan dhe vendet ish-komuniste në vendet Evropës Lindore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat