Rashica: Ja pse u largova nga Shqipëria

Futboll

Rashica: Ja pse u largova nga Shqipëria

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 00:39
Milot Rashica

Milot Rashica ka shpjeguar përmes një deklarate në rrjetet sociale vendimin e tij për të lënë Shqipërinë duke iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës.

Talenti nga Vushtria ka kërkuar dhe mirëkuptimin e tifozëve, ku thekson se gjithnjë e ka dëshiruar një kombëtare të përbashkët.

Deklarata e plotë

Përshëndetje!

Mbasi para disa ditëve informova presidentin e FSHF-së, si edhe trajnerin e kombëtares, dua t’ju vë në dijeni për vendimin që kam marrë, për të luajtur në të ardhmen me përfaqësuesen e Kosovës. Nuk e kisha të lehte për të vendosur. Pasi një kohë të gjatë kam luajtur me grupmoshat e Shqipërisë, si edhe me kombëtaren, e cila ka përfaqësuar të gjithë shqiptaret, brenda dhe jashtë trojeve. Ky vendim nuk është një vendim kundër Shqipërisë. Më tepër është një zgjedhje për Kosovën, mbasi unë aty kam lindur dhe jam rritur. Unë dua që në hapat e parë të përfaqësueses së Kosovës të japë kontributin tim.

Ky vendim me siguri nuk do të ju pëlqejë të gjithëve. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim nga ana e tifozëve dhe drejtuesve të FSHF-së. Dëshira ime personale do ishte që një ditë të kishim një kombëtare të përbashkët dhe unë të isha pjesë e saj. Për arritjen e kësaj ëndrre duhet të punojmë të gjithë shqiptaret se bashku. Ju falënderoj të gjithë tifozëve shqiptarë për mbështetjen! Jam krenar qe pata mundësinë për të luajtur me ngjyrat kuq e zi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat