“Arlind Ajeti te Zvicra” (Foto)

Futboll

“Arlind Ajeti te Zvicra” (Foto)

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 17:54
Arlind Ajeti

“Gazetta Dello Sport” ka bërë një gafë, e ku protagonist është lojtari i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.

Në lajmin e prezantimit të Ajetit tek Torino thuhet se lojtari është zviceran me prejardhje shqiptare, që luan për Zvicrën.

Por gafa vijon akoma edhe më e madhe kur gazeta më e madhe sportive në Itali shkruan se Ajeti ishte një ndër lojtarët më të mirë në ndeshjen mes Rumanisë dhe Zvicrës.

Kjo gafë është e patolerueshme për një gazetë italiane, pasi Ajeti sezonin e kaluar ka luajtur në Serie A te Frosinones.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat