Durant: Zgjodha Golden State Warriors sepse dua të fitoj

Basketboll

Durant: Zgjodha Golden State Warriors sepse dua të fitoj

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 15:40
Durant prezantohet

Prezantohet Kevin Durant. Vetëm pak ditë pasi firmosi zyrtarisht për Golden State Warriors, 27-vjecari nga Washington D.C foli për herë të parë përpara gazetarëve si basketbollisti më i ri i nënkampionëve të Nba. Te Golden State ashtu si te Oklahoma City Thunder, Durant do të mbajë veshur fanellën me numrin 35. Me Kevin në përbërje, Warriors shndërrohen në një skuadër akoma edhe të frikshme duke patur parasysh edhe yjet e tjerë që luajnë me ekipin nga Oakland si Stephen Curry, Klay Thompson apo Draymond Green. Durant i cili firmosi një kontratë 2-vjecare me Golden State nga e cila do të përfitojë në total 54.3 milionë Dollarë, u shfaq shumë shumë i lumtur që sezonin e ardhshëm do të luajë me një nga skuadrat më të mira për momentin në Nba. "Zgjodha Golden State Warriors sepse dua të fitoj. E di që vendimi im për të luajtur me skuadrën nga Okaland nuk u ka pëlqyer njerëzëve dhe ka zhgënjyer tifozët e Oklahomas por dua tu bëj të ditur të gjithëve se edhe për mua nuk ka qenë e thjeshtë. Ishte një vendim i vuajtur dhe i vështirë. Mbrëmjen mes 3 dhe 4 Korrikut shkova u shtriva në shtrat dhe nuk e dija ende se me kë skuadër do të luaja sezonin e ardhshëm. Pastaj në orën 7 të mëngjesit kur u zgjodha u tashmë të gjithëve do të jem pjesë e Warriors”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat