iPhone 7 me çmime të njëjta si paraardhësi

Mobile

iPhone 7 me çmime të njëjta si paraardhësi

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 20:00
iPhone

Me afrimin e datës së lansimit të iPhonet të ardhshëm të Apple-it, kanë rrjedhur detaje të reja të pajisjes së re.
Sipas raportimeve më të reja, telefoni i ri, që pritet të vijë në shtator, do të ketë çmime të njëjta sikurse paraardhësi, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.

Telefoni i ri, iPhone 7 do të ketë çmim prej më pak se 700 eurove në versionin më të lirë, aq sa kushtoi edhe modeli iPhone 6S kur ishte lansuar.

Çmimi i njëjtë do të jetë edhe për telefonin më të fuqishëm, iPhone 7Plus që do të kushtojë rreth 1000 euro, aq sa kushtoi edhe telefoni iPhone 6S Plus me 128 GB hapësirë të brendshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat