Hapet konkursi për festivalin e Stripit

Art

Hapet konkursi për festivalin e Stripit

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 23:14
Ilustrim

Shoqata e strip artistëve nga Kosova “Xhennet comics” ka hapur konkursin për edicionin e 13 ndërkombëtar të stripit dhe karikaturës me temën “Diaspora në kornizë të portreteve”.

Në njoftim thuhet se në këtë festival janë të ftuar të gjithë artistë që kanë përvojë në vizatim të portreteve si nga Kosova dhe bota.

Po ashtu, thuhet se në këtë edicion për porteretin e vizatuar më të mire do të ketë edhe shpërblim me plaketën “Ura e gurit”dhe diplomën.


"Artistë të ndëruar të stripit dhe të karikaturës , shoqata e strip artistëve xhennet comics hap konkursin për konkurim në festivalin e 13. të rallës, ky edicion që do të mbahet në prizren, Kosovë prej dates 28 deri më 31 Korrik 2016.
Në këtë festival janë të ftuar të gjithë artistë që kanë përvojë në vizatim të portreteve si nga Kosova dhe bota.Në këtë edicion për porteretin e vizatuar më të mire do të ketë edhe shpërblim me plaketën “Ura e gurit”dhe diplomën.
Edicioni I 13 dedikohet posaqërishtë për bashkëatdhetarët tanë si dhe vizitorëve të qytetit pitoresk Prizrenin , ku pos ekspozitës do të demonstrohet edhe vizatimi i portreteve nga artistët botërorë.Ky edicion rrjellë si frut i suksesit të festivalit të vitit të kaluar ku për 4 ditë janë vizatuar 260 portete dhe me po aq interesim të madhë të kërkuesëve për realizimin e portreteve.
Synimi i dytë i këtij edicioni është të krijojë dhe zhvillojë këtë lojë të artit përmesë bashkpunimit me organizata tjrera botërore,Për këtë shoqata “Xhennet comics” është në bashkëpunim të thellë me organizatën botërore të karikaturës “Don chicoute”Gjermani,”Partia Dobrego Humoru”,me seli në poloni,dhe me degët e saj si në Bullgari,Turqi dhe Kosovë dhe me shoqatën e Karikaturistëve të Turqisë.
Si pjesë e festivalit do të do të jenë prezentë edhe drejtori i Organizatës të karikaturistëve botërore “Don Chickoute” nga Gjermania zotëri Erdogan Karayel,dhe do të ekspozonë ekspozitën botërore “Quo Vadis Europe” me rreth 60 punime.
Edicioni i 13. Është mbështetur nga Ministria e Diasporës , Komuna e Prizrenit, Arti i nëntë , Optimum, “Don Chickoute”,”Partia Dobrego Humoru” Poloni,PDH Turqi dhe PDH Kosovë.

Kushtet e konkurrimit


Të drejtën për të marrë pjesë kanë të gjithë autorët nga e gjithë bota, pavarësisht nga gjinia dhe mosha;
Tema e karikaturave është e lire,por me dëshirë të artistëve munden të jenë të bazuara edhe në tëmën “DIASPORA NË KORNIZË TË PORTRETEVE”.

Karikaturat (Stripat)duhet të dërgohen nga 1 deri në 3 punime, të jetë në formatin A4 ose A3 (Nëse dërgohen në mënyrë elektronike,të skenohet minimum 300 dpi).Për artistët vendorë ju rekomandojmë që të dërgoni me postë të rregullt ose të dorëzohen personalisht.

Karikaturat (Stripat)të dërguara nuk do të kthehen. Prandaj me pranimin e punimeve nga organizatorët,organizatorëve i jipet të drejtë që të ato ti publikon dhe të paraqet në promovimin e aktiviteteve të saj.
Karikaturat(Stripat) mund të jenë të shkruar ose punuar nga një ose më shumë artistë/te.

Së bashku me punimet e karikaturave(Stripave) ,duhet të dërgohet edhe biografia personale, një foto, detajet e kontaktit dhe viti kurrë është realizuar punimi,a ishte e konkuruar edhe më pare në ndonjë garë,a është fitues në ndonjë festival tjetër. Në të gjitha karikaturat duhet të jetë e cekur emri i artistit të karikaturës .Pa këtë informacion punimet nuk do të konsiderohen të validshëm.

Punimet duhet të dërgohen deri më 15 Korrik 2016.
Festivali do të mbahet përgjatë datave 28-31 Korrik 2016 në Prizren,Kosovë.

Juria për vlerësimin e punimeve do të mblidhet më datën 17 Shtator 2016 ku 10 artistë të huaj dhe 10 artistë vendorë të cilën do të zgjidhen nga ana e jurisë do të kenë të mbuluara shpenzimet e udhëtimit,akomodimin përgjatë kohës së festivalit.Të gjithë pjesëmarrësve do të shpërndahet katalogu,diploma dhe mirënjohja për pjesëmarrje,konkurruesve të tjerë katalogu dhe mirënjohja do të dërgohet permesë postës elektronike në PDF ose do të mund të marrin në web faqen e shoqatës",thuhet në njoftimin për media./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat