Dramë e përgjakshme në Shkup, sulmon me thikë ishin e motrës dhe babanë e tij

Kronikë e zezë

Dramë e përgjakshme në Shkup, sulmon me thikë ishin e motrës dhe babanë e tij

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 15:56
Ilustrim

Dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë rreth orës 22 në Shkup, kur në shtëpinë e 60-vjeçarit O.SH. dhe 31-vjeçarit M.SH. janë futur dy dhunues. Sipas të dhënave të policisë sulmuesit janë R.R. dhe vajza e tij I.R., të cilët i kanë sulmuar viktimat me thikë dhe me shkop druri.

R.R dhe I.R. janë arrestuar prej policisë, kurse O.SH. dhe M.SH. me veturë të urgjencës janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Babait i janë konstatuar tri plagë me thikë në stomak dhe tri në gjoks dhe gjendet në rrezik jete, kurse djali i tij është therë në këmbë.

Shkak për këtë incident është se M.SH. e ka ndërprerë lidhjen e dashurisë me vajzën e personit R.R., respektivisht me motrën e I.R.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat